About
Objektiva e workshopit esht per te udhezuar kandidatet e fotografise me objektivat e konkursit. Kandidatet do ken 2 dit kohe, deri daten 9 per te kapur foto se si Tirana eshte zhvilluar keto vitet e fundit, nga kendveshtrimi i te bukures. Detajet specifike do diskutohen gjat workshopit.
Trafiku, ndotja, kaosi, zhurmat jane elemente te pandashme nga vendet ku ka perqendrime te medha popullsie dhe qytetet e akoma me shume kryeqytetet perballen me kete problematike.
Jetojme ne nje qytet i cili shpesh anatemohet per problemet dhe rrallehere jemi te vemendshem ndaj aspekteve pozitive qe mund te gjesh ne te si ne aspektin arkitektonik ashtu edhe ne aspektin social te ndertimit te raporteve njerezore ne kontekstin urban.
Konkursi qe ne do te organizojme ka si qellim hedhjen e nje drite pozitive mbi qytetin duke u perpjekur te evidentoje pikat me te bukura dhe me inspiruese qe ndodhen ne kete qytet te cilat me shume gjase pak kush arrin ti shikoje. Vetem nje sy i kujdesshem, i stervitur gjithmone ne kerkim te te bukures eshte ne gjendje ta sjelle per te gjithe ne nepermjet kesaj ekspozite nje qytet tjeter.
Vizitoret ne ekspozite do te kene mundesi te verifikojne aftesine e tyre per te njohur ate pjese te qytetit qe mund tu kete shpetuar ne observimin e perditshem, duke e plotesuar dhe pasuruar akoma me shume imazhin tone kolektiv mbi qytetin.
Gjithashtu keto imazhe mund te kene nje karakter atraktiv per te gjithe ata kineaste vendas apo te huaj qe mund te jene ne kerkim te vendeve per xhirimin e projekteve te tyre te ardhshme kinematografike.
Pikerisht keto dite u xhirua ne Tirane nje serial televiziv gjerman autoret e te cilit jane rikthyer
per ta xhiruar ne kete qytet pas realizimit para disa vjetesh te filmit te suksesshem serial Cobra 11.
Qytetet e ndryshme ne te gjithe boten ofrojne paketa incentivuese per produksionet kinematografike qe te realizojne ne territoret e tyre filma apo produkte te tjera audiovisuale qe mund te sherbejne per promovimin turistik ne nivel kombetar ose nderkombetar.
Ne faqen web te Tirana Film Office mund te gjeni te integruar nje nga Databasat me te mira Europiane te promovimit te qyteteve duke krijuar hapesiren e nevojshme si per hapesirat publike ashtu edhe per sherbimet e ndryshme publike dhe private nepermjet publikimit te fotove dhe informacionit shoqerues.
Per me shume info
https://www.tiranafilmoffice.prestage.io/public/locations

